Lela, banorja e BBVK 3, ka diskutuar me Anën dhe Kevinin rreth Burimit.
Ajo u ka treguar atyre se nuk ka pëlqim për Burimin, ani pse ka shumë respekt për të dhe ndihet mirë në praninë e tij.
“Nuk dua që ai të ndihet keq, por duhet të flas me të, duhet t’i tregoj që nuk më pëlqen”, është shprehur Lela, transmeton Klankosova.tv.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon e mëposhtme: