Showtime

“Nuk dua të kem diçka me ty”, banorja e Big Brother refuzon hapur DJ kosovar

11/17/2021 18:56
nga:Lorik J

Moderatorja Einxhel Shkira, e cila ka dy javë që ka nisur aventurën e saj në Big Brother VIP, së fundmi është komentuar për raportin e saj me Dj kosovar, Arbër Gumnishta.

Të dy banorët javën e kaluar shprehën pëlqimin mes tyre, por një lojë e bërë nga Big Brother, ku Einxhel nuk plotësoi dëshirën e Dj Dagz, ka bërë që dyshja për disa ditë të mos flasin me njërit-tjetrin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Madje edhe gjatë spektaklit mbrëmë ata hodhën kunja mes vete.

Derisa sot gjatë ditës ata kanë debatuar sërish, për një deklaratë të Enxhit e cila tha se nuk do të ketë asgjë me Dj Dagz përshkak të Iliri, shprehje kjo me ironi nga ana e moderatores, por që nuk i ka pëlqyer aspak Dj Dagz-it.

Këtu Einxhel e nervozuar është shprehur se nuk dëshiron të ketë asgjë me Dj Dagz.