Vajza e Matteo Messina Denaro, Lorenza Alagna, 27 vjeç, deklaron se nuk dëshiron ta shohë babanë e saj, as në burg dhe askund tjetër.
Këtë fakt e bënë me dije nëna dhe i fejuari i Lorenzës, sipas të cilëve, ajo nuk ka asnjë qëllim që ta takojë ndonjëherë babanë e saj, aq sa edhe për mbiemër mban atë të nënës.
Këtë vendim, 27-vjeçarja e mori pas titujve të mediave të shkruara dhe atyre televizive në mbarë botën, ku flitet për babanë e saj, që ishte në kërkim prej 30 vitesh.
Lorenza, vajza e Françeskës, është vajza e vetme zyrtare e shefit dhe deri në vitin 2013 ka jetuar në shtëpinë e gjyshes së saj nga babai me mamanë.
Më pas, ato të dyja vendosën të shkëputnin lidhjet me familjen e Messina Denaro dhe shkuan të jetonin diku tjetër. Lorenza, e cila mban mbiemrin e saj nga nëna, jeton në Castelvetrano dhe më 14 korrik 2021 lindi një fëmijë, i cili nuk ka të njëjtin mbiemër me gjyshin e tij.