Sporti

“Nuk dua kohë shtesë, nuk dua”: Shpërthimi i Inzaghit ndaj gjyqtarit të katërt bëhet viral

04/24/2025 10:02
nga:Lorik J

Një video e Simone Inzaghit në fundin e Inter-Milanit po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në pamjet e publikuara nga Sportmediaset, trajneri i Nerazzurrëve, shihet i nervozuar nga rezultati i pafavorshëm (0-3), dhe i zemëruar i drejtohet gjyqtarit të katërt duke kërkuar që të mos jepet koha e rikuperimit pasi ndeshja tashmë është e vendosur dhe praktikisht e përfunduar.

“Nuk dua shtesë, eh! Mos më nervozo! Nuk dua! Nuk dua!” , Inzaghi i bërtet Gianluca Aurelianos, me qëllim që të përfundojë sa më shpejt në dhomat e zhveshjes për të lënë pas makthin e San Siros.

Kërkesa e tij u pranua menjëherë nga gjyqtari i katërt, pasi nuk u dha kohë shtesë në fund të pjesës së dytë.

/GazetaBlic Sport