Lajme

Nuk dorëzohet Refki Suma, ky është veprimi i fundit që ka bërë

10/28/2021 15:24
nga:N M

Kandidati i Pavarur për kryetar të Komunës nga Hani i Elezit, Refki Suma nuk është pajtuar me vendimin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të lëshuar dje e që konfirmohej zyrtarisht se kandidati i PDK- së Mehemt Ballazhi, është kryetar i ri i kësaj komune.

Suma tashmë kundër vendimit të PZAP i është drejtuar sërish Gjykatës Supreme.

“Në Gjykatën Supreme të Kosovës Refki Suma ka paraqitur ankesë kundër vendimit të PZAP”, kanë thënë burime të Gazeta Blic nga Gjykata Supreme

Gjatë ditës së djeshme PZAP kishte nxjerr vendimin ku konfirmohej zyrtarisht se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Mehmet Ballazhi është zyrtarisht kryetar i Hanit të Elezit.

Krejt kjo kishte ardhur pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila kishte vlerësuar se Hani i Elezit nuk do të shkoj në rivotim pas ankesave që kishte bërë Refki Suma, duke thënë se gjatë ditës së zgjedhjeve të 17 tetorit kishte pasur parregullsi dhe ndërhyrje nga kandidati i PDK-së në disa qendra të votimit.

Rufki Suma reagon pas vendimit të Gjykatës Supreme për Han të Elezit