Sporti

Nuk dorëzohet Peja, triumfon në ndeshjen e tretë ndaj Golden Eagle Yllit

04/27/2024 20:53
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Pejës ka triumfuar në ndeshjen e tretë gjysmëfinale në basketboll.

Pejanët triumfuan ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98-86, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat treguan paraqitje të mirë, por që skuadra e Rami Hadar ishte më dominuese.

Seria e përgjithshme është tashmë 2 me 1 për Golden Eagle Yllin.

/GazetaBlic Sport/