Lajme

“Nuk do t’u konfiskohet pasuria vetëm e zyrtarëve publik, por edhe e qytetarëve që dyshohet se e fituan në mënyrë të jashtëligjshme”

04/15/2021 00:28
nga:Gazeta Blic

Juristi Bardhyl Hasanpapaj në emisionin “Politico” në Kanal 10, ka theksuar se si inciativë ligjore është e mirëseardhur.

Sipas tij, kjo qeveri ose do të duhet të vazhdoj me këto ligje që i kemi, ose duhet të ndërroj legjislacionin, raporton Gazeta Blic.

Hasanpapaj ka theksuar se kjo kornizë ligjore aktuale nuk është e mjaftueshme.

”Opsioni i parë do të zbatohet ndaj zyrtarëve publik, pra do të verifikohet pasuria e tij ndër vite. Dhe opsioni i dytë i koncept dokumentit, ka të bëjë me një zbatim më të gjerë, pra të vlejë për të gjithë qytetarët”, ka theksuar ai.

Sipas tij, do të hetohen jo vetëm pronat që i ke në pronësi, por edhe ato që i ke në posedim tash e sa vite.

Ndërsa analistia politike, Shqipe Pantina tha se ky koncept dokument bie ndesh me prezymimin e pafajësisë, për faktin se kushtetuta garanton këtë drejtë elementare.

Ajo tha se VV me këtë ligj po do që t’i disiplinoj kundërshtarët politik.

”Kjo iniciativë nuk do të jetësohet”, tha ajo.

 

Haxhiu për konfiskimin e pasurisë së paligjshme: Paraja e keqpërdorur duhet të konfiskohet, ajo është e qytetarëve