Shkruan: Arianit Koci
Nuk do të na duhet liberalizimi i vizave, me këtë trend të emigrimit të popullatës.
Krijoj miqësi shumë lehtë, prandaj edhe po e vërej këtë fenomen.
Shumica prej djemve dhe vajzave që kanë punuar në kafene dhe parkingje ku une gravitoj, e kanë gjetë mënyrën me e fillu jetën e re, jashtë Kosovës.
I njoh me emra dhe mbiemra. Më ka ndodhë me pi kafe dhe me bisedu për hallët e tyre.
Sot në mëngjes, një burrë rreth të 40-ave – ka punuar në kafene afër zyrës, m’u lajmërua prej Suedisë.
Gjynah se shumë punëtor dhe person i mirë është.
Gruan dhe fëmijet i kishte marrë me vete.
Sipas tij, ka lindë për së dyti.