Sporti

“Nuk do të na bëjnë dhurata”, rikthehet Sommer, Inzaghi i qetë për formacionin

04/04/2024 13:48
nga:E K

Tek Interi thjesht po numërojnë ditët dhe ndeshjet për të nisur festën e titullit. Nuk mund të ekzistojnë skenarë që të mund t’ia marrin titullin zikatërve, të cilit mezi presin të shtojnë yllin e dytë në fanellë.

“Asgjë nuk është vendosur ende, do të duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara”, deklaroi portieri Yann Sommer në një intervistë të gjatë për “RSI Sport”. – “Më e mira është që të marrim sa më shumë pikë, por askush nuk do të na bëjë dhurata. Të gjitha ndeshjet janë dhe do të jenë të vështira”.

Ish-futbollisti i Bayernit kthehet mes shtyllave të hënën në mbrëmje, ndaj Udineses, pasi humbi takimin me Empolin për shkak të një ndrydhjeje të kyçit të këmbës të pësuar gjatë grumbullimit me kombëtaren helvete.

“Më mungon të bëj atë që Zoti më ka caktuar për të bërë. Sidoqoftë, me besim do të kthehem së shpejti, sepse ne, që e duam Zotin, ndihmohemi të arrijmë më të mirën në të gjitha gjërat”, – shkroi Cuadrado në Instagram, duke cituar një varg nga Bibla.

Kolumbiani pritet të qëndrojë jashtë fushe edhe për një muaj. Ai pritet ta shohë sërish fushën për ndeshjen në shtëpi kundër Torinos, në fund të prillit, për të marrë pjesë ndoshta në festën e zikaltërve. Asnjë ndryshim në Udine: Acerbi do të udhëheqë mbrojtjen, me Pavard dhe Bastoni në krah të tij.

Në mesfushë, Calhanoglu do të jetë regjisori, i rrethuar nga Barella dhe Mkhitaryan, me Darmian e Dimarcon në krahë. Dyshja sulmuese nuk ndryshon, Lautaro-Thuram.