Showtime

Nuk do të martohet kurrë më?! Robert Berisha jep përgjigjen epike kur pyetet për femrat

09/20/2021 15:11
nga:G C

Robert Berisha është nga personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar, i cili me deklaratat e tij fare pa komplekse është bërë shpesh kryetemë e medias rozë.

Gjersa po ecën suksesshëm me projektin e tij televiziv, Roberti nuk kursen edhe daljet tjera televizive si i ftuar.

Së fundmi në ‘’Ditë e re’’ ai u përgjigj pyetjeve të ndryshme rreth jetës private.

Pas ndarjes nga Nora padyshim ajo që u intereson të gjithëve është se cili është statusi aktual i tij dhe a ja ka marr zemrën ndonjë vajzë.

Roberti tha se është single dhe nuk e ka ndërmend të martohet më, madje në pyetjen se kur do të martohet ai kishte një përgjigje epike.

‘’Njeriu bëhet budalla vetëm njëherë’’, u përgjigj Roberti duke qeshur.