Sergino Dest, i huazuar te PSV nga Barcelona , ka përjashtuar çdo mundësi për t’u rikthyer te katalanasit derisa Xavi është trajner.
“Xavi është ende atje. Pra, për momentin do të jetë e vështirë. Nuk do të kthehem në Barcelonë derisa Xavi ishte atje”, tha ai për Voetbal Internacional, transmeton GazetaBlic Sport.
Për mundësinë e vazhdimit në Eindhoven: “Do të duhet të shohim. Është ende herët, por do ta diskutojmë në fund të sezonit. Ndoshta do të qëndrojë, ndoshta do të largohem, por ne nuk duhet ta zgjidhim tani.”
Mbrojtësi i djathtë 23-vjeçar, ndërkombëtar për Shtetet e Bashkuara, ka shënuar një gol dhe tre asistime në 20 ndeshje për liderin e Eredivisie këtë sezon – 17 fitore në po aq ndeshje.
/GazetaBlic Sport/