Lajme

“Nuk do të ketë njohje të reja dhe bllokim fondesh për Kosovën”, pasojat e masave të vendosura nga SHBA e BE

07/25/2023 11:20
nga:Mergim Rreci

Njohësi i çështjeve politike Arbnor Sadiku ka folur lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, masat ndaj Kosovës kanë ardhur si rezultat i mos bindjes ndaj këshillave të BE-së dhe SHBA-së.

“Në pikëpamjen time, Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe dhe se SHBA-ja përjashtoi atë nga pjesëmarrja në një stërvitjeushtarake të udhëhequr nga Amerika në Evropë”, tha ai për Gazeta Blic.

Tutje theksoi se nuk do të ketë mbështetje, njohje si dhe fonde ndaj Kosovës.”

“S’do ketë asnjë mbështetje për Kosovën, në marrjen e njohjeve të reja dhe anëtarsimin në organizata ndërkombëtare, si dhe ngrirje të fondeve që jep SHBA përmes USAID në Kosovë”, thotë ai.

Ndërkaq, dje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Kosova është e gatshme që t’i organizoj zgjedhjet në veri, me kushtin që hiqen masat ndaj Kosovës.

Bislimi: Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri pa u hequr sanksionet nga BE-ja