Zgjedhjet Lokale

“Nuk do të jem guvernatore në Bankë Qendrore”

11/05/2021 00:01
nga:Gazeta Blic

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se nuk do të jetë guvernatore e Bankës Qendrore në asnjë rrethanë.

Autori i emisionit, Leonard Kërquki e pyeti Kusari Lilën lidhur me një spekulim që po qarkullon.

“Spekulimi më i ri është që nëse ju e humbi Gjakovën, do të jeni guvernatorë e Bankës Qendrore?”, pyeti Kërquki.

E Kusari Lila tha se kjo nuk do të ndodhë edhe në rrethanën më të keqe.

“Përhajr na koftë, s’e kam dëgjuar këtë. Unë nuk do ta humbi Gjakovën, rrjedhimisht nuk do të bëhem guvernatore dhe në cilëndo rrethanë ma të keqe unë s’e synoj Bankën Qendrore”, është shprehur Kusari Lila.

Madje ajo u shpreh e bindur se pas datës 14 do të jetë kryetare e Gjakovës.

“S’kam pasur aso synime, as pretendime. Unë jam shefe e grupit më të madh parlamentar aktualisht, në ditët e fundit të këtij pozicioni, pasi pas datës 14 do të jem kryetare e Gjakovës”, shtoi Kusari Lila.