Përkundër situatës pandemike e cila ka prekur mjaftë shumë estradën sa i përket anës financiare, ata prap se prap nuk na zhgënjyen , ku prurjet e reja muzikore nuk munguan as në këtë vit.
Ky vit për fat të mirë ka ndezur dritën jeshile nga autoritetet e caktuara sa i përket funksionimit të klubeve të natës, gjë e cila ka qenë mundësi e mirë që këngëtarët të jenë afër publikut dhe ti performojnë këngët e tyre të cilat i realizuan gjatë vitit 2020-2021, edhe pse afati kohor i hapjes së klubeve të natës ka qenë me kufizime, kjo gjë prap se prap nuk i ndaloi që disa prej këngëtarëve të ndjekin më shumë se një klub brenda natës, shkruan GazetaBlic.
Këtë vit artistët shqiptarë kanë krijuar shumë projekte muzikore të cilat u shëndrruan në hite, dhe siç duket edhe këtë vit ndër artistët të cilët kanë qenë në top sa i përket hiteve nuk bëjnë janë prej grupeve të këngëtarëve të rinjë, por ata të cilët kanë një karrier kogja të gjatë në industrin muzikore.
Ndër këngëtarët të cilët përsëri kanë “goditur” me projektet e tyre muzikore dhe kanë qenë në epiqendër të sukseseve janë Dafina Zeqiri, Kida, Butrint Imeri, Noizy, Dhurata Dora, Ledri Vula, Mozzik.
Kurse ndër këngëtarët e rinj të cilët vlen të përmenden janë Bardhyl Idrizi i njohur si “Bardhi” dhe Endrit Mumajesi i njohur për publikun si “MUMA”, si dhe Xhonatan Isufi i njohur si “Don Xhon”.
Këto janë disa nga këngët më të klikuara gjatë vitit 2021, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku:
Këngëtarja e famëshme Dafina Zeqiri erdhi me një super bashkëpunim me artistin Muma dhe Cricketin, të cilët lansuan këngën remix “Pa ty”, ku kjo super këngë arriti deri në 45 milionë klikime, padiskutim që është bashkëpunimi i vitit.
Super bashkëpunimi i vitit ka qenë Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, të cilët i bashkuan forcat dhe sollen njërën nga projektet më të dëgjuara të këtij viti, kënga e titulluar “Dale”, e cila arriti deri në 74 milionë klikime.
Dyshja e famëshme me këngën “Mi Amor” nga Dhurata Dora me reperin Noizy dominuan me klikime, kjo këngë arriti deri në 58 milionë klikime.
Gjitashtu dy reperët bashkuan forcat dhe sollën një bashkëpunim të cilin e kanë publikuar para një muaji dhe deri tani ka arritur 17 milionë klikime, Noizy dhe Mozzik me këngën “Bonjour Madame”.
Kurse nga artistët e rinjë të cilët debutuan në treg dhe arriten sukses për një kohë të shkurtë janë: Don Xhon, Bardhi, Muma.
Don Xhon njëri nga artistët që mori famë gjatë vitit 2020 përmes një freestyle në kohë kur i gjith vendi ishte në karantinë, suksesi i tij ishte mjaftë “i paarritshëm”.Ndër këngët që solli këtë vit ishte “Maffia” me 24 milionë klikime dhe bashkëpunimi me Loredanën “Gjuj për to” me 12 milionë klikime e cila u publikua para një muaji.
Njëri nga fytyrat më të reja në tregun muzikor është edhe Bardhi i cili solli së fundmi një album me super bashkëpunime si me Ledri Vula, Alketa, Xen dhe Eaz, Gjestin, Donjeta Morina, por kënga që u prit mjaft mirë nga ana e publikut është kënga e titulluar “A je”, e cila arriti 8 milion klikime gjë që për një artist të ri është një fillim shumë i mirë.
Dhe super artsti i ri “MUMA” i cili së pari ka publikuar këngën “Pa ty” në bashkëpunim me Cricket arriti deri në 9 milionë klikime, ku këtë këngë e solli remix me super artisten e njohur Dafina Zeqiri ku arriten 45 milionë klikime, duke qenë një nga projektet e “pavdekshme”.
Përveç këtyre artistëve ka edhe shumë të tjerë të cilët sollën super projekte muzikore si, Flori Mumajesi, Capital T, Elvana Gjata, Melinda Ademi, Gjiko, Tayna, këngët e të cilëve rezultuan shumë të suksesshme./GazetaBlic/


