Ajo është padiskutim një nga aktoret më të pëlqyera të momentit! E kemi fjalën për Hande Erçel apo më familjare për ne me emrin “Eda”.
Teksa rrëmbeu titujt e gazetave para pak javësh pasi u përfol se i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me Kerem Bursin apo “Serkanin”, kjo për arsye të një xhelozie nga ajo vetë. Mirëpo pas bujës Hande ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e saj.
“Eda” po i shqyrton me shumë kujdes ofertat e reja që po i bëhen nga producentët për të pranuar një rol të ri në një serial televiziv dhe kjo e ka një arsye!