Showtime

‘Nuk dija ku kisha varrin e babit’, banori i BBV nuk mban dot lotët

12/15/2021 21:39
nga:Donika Fetahu

Meridiani,njëri nga nga banorët e “Big Brother VIP” ka treguar një momet të vështirë të jetës së tij.

Ai gjatë një bisede me Monikën tregoi historinë për vdekjen e babait të tij nga covid-19, duke treguar se nuk mundi ta gjente as varrin e tij, ku lotët nuk i mbajti dot, shkruan GazetaBlic.

“Ndodhi dhe kjo e babit me Covid. Ishte 68 vjec. E kapi mushkëria, nuk donte ta pranonte. Zihesha me të, i thoja do bëjmë tamponin se ke temperaturë. Nuk i besonte, thoshte janë budalliqe që jep televizori. E bëjnë për politikë thoshte. Ishte koha kur nuk linin të dilte njeri. U nisa pastaj për Turqi se kisha mamin, vjehrrin e vjehrrën që filloi gjendja dhe na kapi ankthi dhe kur jam kthyer, nuk e dija ku ishte varri i babit. E kupton cfarë tmerri. Kur nuk e shikon, prap nuk e beson. Sa herë që shkoj, pres ta shoh. Më duket si gënjeshtër”, tha Meridiani, ku e shpalosi një anë të tij sentimentale./GazetaBlic/