Lajme

Nuk dha dorëheqje si kryeministër, avokati tregon a e shkeli Kurti ligjin

3 ditë më parë
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur të mos japë dorëheqje, e as kabineti i tij qeveritar.

Ai ka thënë se do të jenë qeveri në detyrë, si kujdestarë, derisa ligji ia lejon të mos dorëhiqet.

Por, a e ka shkelur ligjin me këtë?

Avokati Ardian Bajraktari, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se në momentin që zgjedhen deputetë, duhet të dorëhiqen anëtarët e qeverisë.

“Referuar nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, nenin i cili i referohet papajtueshmërisë me funksionin e anëtarit te Qeverisë dhe parandalimi i konfliktit të interesit, parasheh se në rast se anëtari i Qeveris në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikes së Kosovës, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thotë ai.

Por, sipas tij, mos dorëheqja nuk prodhon pasojë juridike.

“Megjithatë vlen të ceket se mos ofrimi i dorëheqjes nuk prodhon ndonjë pasojë juridike. Megjithatë pavarësisht nga kjo rrethanë, nga sot kemi Qeveri në detyrë, ngase anëtarët e Qeverisë të zgjedhur deputetë nga sot janë deputetë sipas nenit 70 paragrafi 2 të Kushtetutës, kurse ushtrimi i mandatit të deputetit fillon kur ai/ajo e bënë betimin. E Kushtetuta jonë nuk lejon njëkohësisht me qenë edhe deputet edhe anëtar i Qeverisë”, ka deklaruar Bajraktari./Gazeta Blic/