Robert Lewandowski dëshiron të zgjidhë të ardhmen e tij për 15 ditë, kjo pasi ka deklaruar publikisht se nuk ka ndërmend të luajë më për Bayernin.
Sipas Sport, ndërkombëtari polak nuk dëshiron që largimi i tij nga Bayerni të bëhet një telenovelë verore dhe dëshiron që çështja të zgjidhet shpejt, përcjell GazetaBlic Sport.
Lewandowski tani do të fokusohet te kombëtarja dhe gjithçka ia ka lënë në dorë menaxherit të tij Pini Zahavi, i cili e di se cilat janë dëshirat e tij.
Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por nuk dëshiron ta kalojë vitin e fundit në Mynih.
/GazetaBlic Sport/


