Lajme

Nuk deklarohen avokatët e të dyshuarve për vrasjen e Liridonës, të dy mbrohen në heshtje

12/03/2023 10:34
nga:Genita C

Avokatët Ahmet Gjinovci dhe Skënder Gojani e dy të dyshuarve, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt, s’janë deklaruar për media pas seancës së parë dëgjimore ku para gjykatës doli edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Gojani njoftoi vetëm që klienti i tij, Granit Plava, është mbrojtur në heshtje.

Ndërkaq, Naim Murseli i është shmangur mediave dhe ka hyrë në gjykatë nga një hyrje tjetër.

Vrasja e Liridona Ademajt: Të dyshuarit arrijnë në gjykatë

 

Familjarët e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë, pas pak fillon seanca dëgjimore për Naim Murselin dhe dy të tjerët