Lajme

“Nuk dallojnë me ata të Millosheviqit”, Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i reagojnë ashpër deputetit të VV-së

06/27/2022 15:03
nga:N M


Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë reaguar apshër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha i cili ka thënë se prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës “nuk dallojnë nga ata të Millosheviqit”, raporton Gazeta Blic.

Sipas tyre, deklaratat dhe reagimet e tilla, nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve me sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

“KGJK dhe KPK, u bëjnë thirrje deputetëve që të kontribuojnë duke reflektuar dhe duke respektuar pavarësinë e të dy sistemeve”, thueht ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Prishtinë, 27.06.2022 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), reagojnë lidhur me deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Dimal Basha, i cili ka komentuar rreth çështjes së vetingut për gjyqtar dhe prokurorë, përmes shkrimit në portalin insajderi.org, të datës 24.06.2022, me titullin: ”Deputeti i Vetëvendosjes për prokurorët e gjykatësit kosovarë: Nuk dallojnë me ata të Millosheviqit”.
KGJK dhe KPK, shprehin pakënaqësi dhe konsiderojnë se deklarata e deputetit Basha është e papranueshme dhe ka për qëllim cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi. Një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të jetë shembull i respektimit të organeve zbatuese të ligjit dhe të përmbahet nga deklarimet e tilla që janë kundërshtim me rendin dhe parimet kushtetuese e ligjore.
Deklaratat dhe reagimet e tilla, nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve me sistemin gjyqësor dhe prokurorial prandaj, KGJK dhe KPK, u bëjnë thirrje deputetëve që të kontribuojnë duke reflektuar dhe duke respektuar pavarësinë e të dy sistemeve.
Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, i sigurojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të vazhdojnë të angazhohen për një sistem gjyqësor dhe prokurorial të pavarur, transparent dhe të paanshëm. Prandaj, i bëjmë thirrje Deputetit Basha që të eviton këtë lloj të deklaratave, e cila në këtë rast sipas vlerësimit të KGJK-së dhe KPK-së, është fyese, denigruese si dhe përpjekje e pasuksesshme për njollosje dhe etiketim të vlerave për sistemin gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi.
Theksojmë se sistemi gjyqësor dhe prokurorial i Republikës së Kosovës, përbëhet nga institucione profesionale, të themeluara me Kushtetutë dhe ligje, të cilat janë të përkushtuara në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të tyre dhe janë të pandikuara nga çfarëdo pretendimi.

PSD dorëzon peticionet që i kundërshtonte VV-ja marrëveshjet, në të edhe nënshkrimi i Albin Kurtit