Lajme

‘Nuk bëjmë kompromis për postin e kryeminstrit’, Gashi flet për mundësinë për koalicione: VV në opozitë

02/05/2025 11:40
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi me numër 15, thotë se Prizreni është një barametër shumë i rëndësishëm i votave, i cili reflekton edhe fitoren e Partisë Demokratike në nivel të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Gashi në një intervistë për GazetaBlic, thotë se kanë bërë një përgatitje të jashtëzakonshme, ku shprehet i bindur që do jetë subjekti i parë politik jo veteëm në qytetin e Prizrenit por në shumicen e komunave më të mëdha të Kosovës.

Gjithashtu ai thekson se Partia Demokratike e Kosovës nga 9 shkurti do ta drejtojë qeverinë e Kosovës, dhe kryeministri i ardhshëm do të jetë Bedri Hamza.

“Në fakt asnjë herë skam mendu ta lë Prizrenin, duke pas parasysh situtatën e rënde politike, ekonomike që ka sot Kosova, Partia Demokratike dega në Prizren, kemi analizu dhe kemi ardh në përfundim që Prizrenit i duhet një zë i fuqishëm në institucionet qëndrore përfshi këtu Kuvendin dhe insitucionet tjera qeverinë.Prizreni është një barametër shumë i rëndësishëm i votave, i cili e reflekton edhe fitoren e subjektit tonë politik në nivel të Kosovës, ne kemi bërë një përgatittje të jashtëzakonshme, kemi fillu shumë më heret se periudha e fushatës. Jemi të bindur që për shkak të punës, anagazhimit dhe performancës ne do të jemi subjekti i parë politik jo vetëm në qytetin e Prizrenit por në shumicën e komunave më të mëdha të Kosovës dhe PDK nga 9 shkurti do ta drejtojë qeverinë e Kosovës, do të jetë subjekti i parë politik dhe kryeminsitri i ardhshëm do të jetë kandidati ynë Bedri Hamza”, tha ai.

Gashi thotë se egziston mundësia që të rikthehet PDK në nivel kombëtarë dhe në nivel qeverisës, ku shton se do t’i fitojnë zgjedhjet dhe kjo shihet edhe në takimet e shumta.

“Tash këto janë analizat që i bënë partia, dhe në momentin që ne garojmë për deputet natyrisht që ambiciet janë sa më të larta për të pas sa më shumë pozitia dhe më të larta për të qenë pjesë e ekzekutivit. Prizreni është vendi që më së lehti bëhet krahasimi. Egziston një nivel për me rikthy PDK në nivel kombëtarë dhe në nivel të qeverisë. Ne do të jemi ata që do ti fitojmë zgjedhjet dhe kjo shihet edhe në takimet e shumta. Projektet e medha, punët e medha projektet e rëndesishme të Kosovës mund ti shtyj përpara vetëm PDK”, u shpreh Gashi.

Ndër të tjera ai shton se LVV e shohin në opozitë dhe se e parapëlqejnë që qeverinë e Kosovës ta qeverisin me LDK-në, ku shton se ai që del i pari do ta ketë postin e kryeministrit.

Ai tutje shton se te posti i kryeministrit nuk do të ketë asnjë kompromis.

“Ne kemi qëndrim të qartë si subjekt politik, kësaj radhe në VV e shohim në opozitë dhe parapëlqejmë që ta qeverisim qeverinë e Kosovës me LDK, që Kosovës i duhet një qeveri mes PDK dhe LDK. Formula është e qartë ai që del i pari del kryeminstër i Kosovës, nuk është e dakordume por është e logjikshme. Kosova ka normalitet të funskionimit të institucioneve. Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, te rasti i kryeministrit ne nuk kemi asnjë kompromis sepse ne kemi punu gjatë që ti sjellim Kosovës një qeveri me një person të dëshmuar dhe ai është Bedri Hamza, PDK do ta udheheq qeverinë”, përfundoi Gashi.