Lajme

“Nuk bashkëpunojmë me VV-në”/ Abdixhiku tregon a ka pasur takime me partitë për formimin e Qeverisë

03/10/2025 19:45
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka pasur takime me asnjërën nga partitë, raporton Gazeta Blic.

Kështu u shpreh ai në konferencën për media pas mbledhjes 5 orëshe të kryesisë.

“Duhet të qartësojë që nuk kemi pasur asnjë takim, me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. LDK-ja e ka të qartë pozicionin e vet politik karshi VV, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta. Pra, ky është pozicion i qartë i LDK para elektoral dhe mbetet edhe sot”, ka thënë ai.

Abdixhiku shtoi se po ashtu janë kundër një qeverie me partitë opozitare, që do të ishte afatshkurtër dhe më pas të shkohet në zgjedhje pas 6-7 muajsh.

“Unë dhe askush nga njerëzit e autorizuar të LDK-së, nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjërën nga partitë politike në nivel të komunikimit zyrtar. Kemi pasur komunikim të urimeve paszgjedhore që janë normale, por jo për qeverisje, për tri arsye: E para, sepse të parit i takon afati kushtetues, të tjerët s’kanë se çfarë kërkojnë në këtë afat, s’mund të mblidhen të tjerët për të konsumuar një afat që nuk i takon, e dyta, ne nuk besojmë në një qeveri që ka afat të shkurtër, s’mund të jemi pjesë e një qeverie për 6-7 muajt e ardhshëm dhe më pas të shkojmë në zgjedhje, për interesa të pozicioneve. Interesi i vetëm është Lidhja Demokratike e Kosovës”, potencoi Lumir Abdixhiku./Gazeta Blic./