Sporti

Nuk arriti të transferohej ditën e fundit të janarit, sulmuesi portugez zyrtarisht është i Liverpoolit

05/23/2022 16:48
nga:E K

Liverpool ka njoftuar nënshkrimin e sulmuesit të ri portugez të Fulham, Fabio Carvalho.

19-vjeçari thuhet se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe do t’i bashkohet zyrtarisht klubit më 1 korrik, një ditë pas skadimit të tij të kontratës me klubin aktual anglez.

Dy klubet kishin arritur një marrëveshje në janar por nuk u zyrtarizua që në merkaton e dimrit, por ata ranë dakort që marrëveshja të kryej në merkaton verore. Transferimi u bllokua për probleme administrative.

Gjithësesi, marrëveshja është arritur për shifrën e 5 milionë paund dhe një kontratë 5-vjeçare. Liverpool ka rënë dakord të paguaj disa bonuse për të dhe të shtonte një klauzolë që lejon Fulhamin të rikuperojë 20% të shumës së një shitje të mundshme të Liverpoolit në të ardhmen.

Carvalho iu bashkua Fulhamit në moshën 12-vjeçare, në fund të vitit 2014. Ai luajti një rol kyç në promovimin e kampionëve të Kategorisë së Dytë në Premier League. Sulmuesi portugez shënoi 10 gola dhe kreu 8 asistime në 36 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/