Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Kurt nuk ka bërë marrëveshje me SBASHK-un për një cikërrimë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti po përgatitet për zgjedhje, që siç duket nuk po i mjaftojnë 50 plus e po i synon krejt.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministri Kurti nuk paska ba marreveshje per nje cikerrime!!!
Kjo dmth se ai po pergatitet per zgjedhje. Vec nuk e di si ka me e paketu. Ndoshta nuk po i mjaftojne 50 plus e po i synon krejt.
Une nuk po e kuptoj kete gjendje. Ndoshta dikush e din cka po ndodhe. Mua s’eshte tuj ma rroke!


