Sporti

Nuk arritën kualifikimin në Europian, Suedia shkarkon trajnerin

11/20/2023 08:20
nga:L J

Kombëtarja e Suedisë ka mbetur pa trajner.

Trajneri Janne Andersson u shkarkua pasi skuadra nuk arriti të kualifikohej në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm në Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga federata lokale e futbollit, përcjell GazetaBlic Sport.

Suedezët njoftuan vendimin e tyre pasi mundën 2-0 Estoninë në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi.

Megjithatë, suksesi nuk ishte i mjaftueshëm pasi Suedia përfundoi e treta në Grupin F pas fituesve bindës Belgjikës dhe Austrisë.

/GazetaBlic Sport