Sporti

Nuhiu: Ndeshjet duhet t’i marrim një e nga një, ndaj Ballkanit treguam karakter

09/11/2022 17:10
nga:E K

Drita fitoi derbin e sotëm ndaj Ballkanit.

Skuadra nga Gjilani arriti ta mposht Ballkanin e Ilir Dajës me rezultat 0-2 falë golave të Simonovskit dhe Besnik Krasniqit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për “Art Sport”, ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i cili tha se paraqitja e skuadrës së tij ndaj një skuadre si Ballkani kërkon karakter të lartë.

“Starti jonë nuk është i ngadalshëm, sot futbollistët treguan karakter dhe personalitet, bëmë shumë mirë kundër një skuadër si është Ballkani që po luan shumë mirë edhe në Evropë.Ndeshjet duhet t’i marrim një e nga një, kampionati është i rivalizuar me ekipe kualitative”, tha Nuhiu.

/GazetaBlic Sport/