Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ëshë prononcuar para ndeshjes me Malishevën.
Nuhiu tha se në tri ditët e fundit, Drita pati kohë për të sanuar shqetësimet e mundshme dhe në këtë periudhë është punuar për planin sesi t’i qasemi ndeshjes së rradhës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë kam besim që do të performojmë në mënyrë përfekte nesër. Jemi të vetëdijshëm për forcën e skuadrës kundërshtare, pasi ata kanë një start të mirë dhe janë përforcuar me futbollistë që e njohin kampionatin. Jemi munduar që të përgatisim skuadrën tonë,të jemi vetvetja dhe të luajmë në mënyrës siç dijmë ne. Ndeshja kërkon vlerësim, qasje te plotë dhe mendoj se do të gjejmë mënyrën dhe veprimet e duhura të dalim nga kjo ndeshje shumë mirë”, theksoi trajneri Nuhiu për faqen zyrtare të klubit.



