Sporti

Nuhiu: Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të marrë maksimumin nga derbi

3 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu, ka folur para derbit të madh ndaj Dritës.

Ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00, në stadiumin sintetik, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ndeshje e rëndësishme sikurse në aspektin e pikëve, po ashtu në aspektin e krenarisë. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje”, ka thënë Nuhiu.

Nuhiu ka folur gjithashtu edhe për rëndësinë e ndeshjeve në fazën finale të kampionatit, meqenëse ndeshjet po shkojnë duke u pakuar.

“Jemi në fazën finale të kampionatit dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Besoj fuqishëm te grupi dhe futbollistët që do të sillen sikurse janë të uritur në ndeshjen e nesërme, sepse përveçse janë të rëndësishme pikët për ne si skuadër, gjithashtu e rëndësishme që në derbi të bësh gjithmonë maksimumin, apo të mobilizohesh që të jesh gjithmonë te më e mira e jotja”.

“Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme. Të tregojmë autoritet dhe personalitet, pastaj do të shohim edhe ndeshjet tjera. E dijmë që nuk do të jetë e lehtë, pasi që gjithë skuadrat kanë objektivat e tyre për të arritur, mirëpo ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe do të përqendrohemi të arrijmë të marrim më të mirën”.

“Përgjegjësia është gjithmonë e imja për gjithçka që nuk do të shkojë mirë, për të cilën nuk dua të besoj. Ndërkohë për gjithçka që do jetë pozitive është meritë e futbollistëve”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/