Lajme

Novobordë: Një person has një mjet të pashpërthyer afër shtëpisë, lajmëron policinë

06/29/2024 09:52
nga:Sh R

Një person në fshatin Bolevc të Novobërdës të premten ka hasur një mjet shpërthyes në pyll afër shtëpisë.

“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.

Aty shkruan gjithashtu se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.