Tenisti serb Novak Djokovic pranoi se janë bërë gabime në plotësimin e dokumenteve për të hyrë në Australi dhe se ka gabuar që i ka dhënë një intervistë një gazetari kur tashmë kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
“U ndjeva i detyruar të shkoja në intervistën me L’Equipe sepse nuk doja ta zhgënjoja gazetarin, por mbajta distancën sociale dhe maskën e fytyrës, përveçse gjatë sesionit fotografik. Kur u ktheva në shtëpi, për t’u izoluar për periudhën e kërkuar, pas reflektimit, e kuptoj se ishte një gabim gjykimi dhe pranova që duhej ta shtyja takimin.
Djokovic mori pjesë në një ngjarje sportive më 16 dhjetor, ditën kur u testua pozitiv, por tha se rezultati erdhi vetëm më vonë. Sa i përket intervistës, ajo është dhënë më 18 dhjetor.
Lidhur me deklaratën e hyrjes në Australi, serbi pranoi se ishte plotësuar nga një anëtar i ekipit të tij mbështetës në emër të tij dhe tha se ishte një “gabim administrativ” dhe “njerëzor”, jo i qëllimshëm.
Pavarësisht se është larguar nga qendra e paraburgimit të imigracionit, numri 1 në botë pret që qeveria australiane të analizojë situatën, me mundësinë e dëbimit dhe mospjesëmarrjes në Australian Open.
/GazetaBlic Sport/

