Sporti

Nottingham Forest mposht Huddersfield dhe rikthehet në Premierligë pas 23 vitesh

05/29/2022 19:31
nga:Lorik J

Nottingham Forest do të jetë pjesë e Premierligës për sezonin 2022/23.

Skuadra e drejtuar nga Steve Cooper shënoi fitore sonte ndaj Huddersfieldit, në ndeshjen finale të “Play-Off”-it.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës përfundoi me rezultatin 0:1.

Fati i kësaj ndeshje u vendos në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 43-të, kur Levi Colwill shënoi autogol.

Kështu, Nottingham Foresti siguroi rikthimin në Premierligë, kurse Huddersfieldi do të vazhdojë garat në Championship – kategoria e dytë e futbollit anglez.