Nottingham Forest është një nga skuadrat më aktive të futbollit evropian sa i përket merkatos verore.
Skuadra e sapo promovuar në Premierligë është skuadra e tretë në Evropë për sa i përket shpenzimeve të bëra gjatë kësaj merkatoje duke shpenzuar mbi 100 milionë funte, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë duket se Forest nuk do ndalet me kaq.
Skuadra angleze, ka kërkuar huazimin e Sergio Reguilon nga Spurs.
Sipas ‘Daily Mail’, Nottingham Forest, po mendon për një lëvizje huazimi për mbrojtësin e krahut të ‘Spurs’, Sergio Reguilon.
Nottingham ka konkurrencë të madhe për spanjollin pasi për të pretendohet se ka interesim edhe Real Madridi dhe Barcelona.
/GazetaBlic Sport/


