Barcelona ka dështuar të marrë tre pikë të plota në shtëpi ndaj Alaves.
‘Blaugranët’ kanë barazuar me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në takim e realizoi, Depay në minutën e 49’të të takimit.
Vetëm dy minuta më pas në minutën e 51’të Alaves barazoi rezultatin me anë të lojtarit, Rioja.
Pas ndeshjes është bërë vlerësimi i lojtarëve.
Depay ishte më i miri në fushë me notën 7.8.
Te Alaves më i miri ishte Rioja me notën 7.4.
Ruben Duarte ishte më i dobëti në fushë me notën 6.1.


