Sporti

Notat e lojtarëve, Arsenal 3-1 Bayern Munich: Jurrien Timber më i dalluari

11/26/2025 23:26
nga:Genita C

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në kuadër të raundit të pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Golat për londinezët i realizuan Jurrien Timber, Noni Madueke dhe Gabriel Martinelli, ndërsa për bavarezët golin e vetëm e shënoi Lennart Karl.

Për golin e realizuar dhe paraqitjen fantastike në fazën defanzive, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Jurrien Timber, i cili u vlerësua me notën 7.8.

Me paraqitje tejet pozitive u dallua edhe Declan Rice i cili pati një ndeshje të bukur në mesfushë dhe për këtë mori notën 7.6.

Të tjerë të vlerësuar lart ishin Noni Madueke (7.4), Riccardo Calafiori (7.4) dhe Gabriel Martinelli (7.5).

Tek Bayerni në anën tjetër lojtari i vetëm me notë të lartë nga kjo ndeshje ishte Lennart Karl që u vlerësua me notën 7.6.

Dështimi i ndeshjes doli të jetë Dayot Upamecano i cili u vlerësua me notën 5.9.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave: