Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në elitën e futbollit anglez.
‘Topçinjtë’ e kanë fituar derbin e Londrës ndaj West Hamit me rezultat 2-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 17-të në Premierligë.
Në takimin e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ në Londër, golat për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta i realizuan Gabriel Martinelli (48’) dhe Emile Smith Rowe (87’).
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, luajti për 90 minuta në këtë sfidë për ‘Topçinjtë’.
Pas ndeshjes Xhaka u vlerësua me notën (7.3).
Më poshtë keni notat e të gjithë futbollistëve që u paraqiten në këtë takim.


