Milot Rashica do të bëjë paraqitjen e 35 -të për Kosovën në ndeshjen e sotme ndaj Suedisë.
Reprezentuesi kosovar ka qenë njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm te kombëtarja jonë ndër vite, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e tij e re në Premier League, Norwich City i ka kushtuar një artikull të veçantë, atij para ndeshjes së sotme.
Brenda tij, Rashica ka dhënë një prononcim, duke shpjeguar në detajet vështirësitë e mëdha që kishte ai, familja e tij dhe e gjithë Kosova në luftën e fundit.
“Ishte shumë e vështirë. Unë isha dy vjeç kur filloi lufta, kështu që nuk mbaj mend shumë, por sigurisht që ne folëm me familjet dhe të gjithë njerëzit që ishin atje dhe ata e kanë ende të freskët në kujtimet e tyre. Unë e di nga familja ime se na është dashur të largohemi nga Kosova për të shkuar në Shqipëri për të qëndruar nja dy muaj dhe pastaj pas kësaj ne u kthyem prapa gjithçka ishte djegur. Shtëpia dhe gjithçka. Ne duhej të fillonim nga zero dhe ishte një moment i vështirë për familjen time dhe të gjithë ne. ”
“Unë mendoj se gjërat që kanë ndodhur më parë, jo vetëm për mua, por për të gjithë njerëzit nga Kosova dhe Shqipëria janë ato që na bëjnë shumë të fortë,” tha ai.
“Tani mendoj se (Kosova) është një vend shumë i mirë dhe ka shumë njerëz që shkojnë për të vizituar atje, dhe njerëzit janë miqësorë, dhe unë do ta rekomandoja atë”, vazhdoi Rashica.
Këtu mund të gjeni interevistën e tij dhe artikullin nga klubi.
? Milot Rashica: "The things that happened before, not only to me, but to all the people from Kosovo and Albania is what makes us very strong."
Milot talks of his pride at representing his country ?? ahead of tonight's match with ?? ⬇️
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) October 9, 2021


