Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes Norvegjisë U19 dhe Kosovës U19.
Rezultati pas 45 minutave është 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja e Norvegjisë shënoi në minutën e 43-të, me futbollistin Fibaema që e çoi topin në rrjetë.
Ishte një pjesë e parë e kujdesshme nga të dy kombëtaret, me Kosovën që u tregua disa herë e rrëzikshme, por që goli në fund të pjesës së parë erdhi për skuadrën kundërshtare.
Në minutën e 30-të, Kosova kërkoi penallti, pasi që një futbollist u pengua në zonë, megjithatë gjyqtari nuk mendoi ashtu dhe ndeshja vazhdoi.

/GazetaBlic Sport/


