Norvegjia është pajtuar që të kontribuojë me 4,2 miliardë krona norvegjeze (443,2 milionë dollarë) për mbështetje ushtarake për Ukrainën, ndërsa Franca ka garantuar një hua prej rreth 3 miliardë kronash, tha të enjten qeveria norvegjeze.
Marrëveshja mes Francës e Norvegjisë e përfshin blerjen e një sasie të madhe të armëve ajër – tokë dhe kapacitete që ofrojnë vëzhgim nga industria franceze e mbrojtjes, tha qeveria norvegjeze, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Projektet në këtë marrëveshje i përmbushin prioritetet jetike të Ukrainës dhe janë identifikuar pas dialogut të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës” – tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë, Tore Sandvik.
“Projektet që ne i kemi identifikuar në këtë marrëveshje do të ofrojnë efekte të shpejta për Ukrainën” – shtoi ai.


