Sporti

Norvegjia kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat, shkak i sulmeve ndaj civilëve në Gaza

12/24/2024 14:11
nga:Mergim Rreci

Shorti për fazën kualifikuese për Botërorin 2026 diktoi një përballje mes Norvegjisë dhe Estonisë , Moldavisë, Gjermanisë / Italisë dhe… Izraelit , diçka që nuk i pëlqeu Federatës Norvegjeze, e cila refuzon të përballet me izraelitët, për shkak të luftës në Gaza. 

Lise Klaveness, presidentja e Federatës, shpjegoi vendimin: “Shorti është i vështirë për ne. Askush nga ne nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj sulmeve joproporcionale që Izraeli i ka shkaktuar popullatës civile të Gazës për një periudhë të gjatë kohore”, tha ajo, duke kërkuar përjashtimin e Izraelit nga gara, siç ndodhi me Rusinë .

“Izraeli është ende pjesë e garave të UEFA-s. Ne duhet të merremi me këtë. Po e monitorojmë situatën nga afër me FIFA-n, UEFA-n dhe autoritetet norvegjeze”, ka përfunduar ajo.

Ndeshjet mes këtyre dy kombëtareve janë planifikuar për 25 mars dhe 11 tetor 2026.

/GazetaBlic Sport/