Sporti

Norvegjia – Franca, fillon super ndeshja e Grupit I

06/26/2026 20:59
nga:Mergim Rreci

Ka filluar zyrtarisht ndeshja mes Norvegjisë dhe Francës, e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Edhe pse të dy kombëtaret kanë siguruar tashmë kualifikimin në fazën tjetër, kjo përballje mbetet me rëndësi për renditjen përfundimtare në grup.

Franca, një nga favoritët e turneut, hyn në këtë ndeshje me synimin për të ruajtur ritmin e lartë dhe për të mbyllur grupin në vendin e parë. Nga ana tjetër, Norvegjia ka treguar formë të mirë gjatë gjithë fazës dhe kërkon të konfirmojë progresin e saj me një paraqitje dinjitoze ndaj një kundërshtari të fortë si “Gjelat”.

/GazetaBlic Sport/