Sporti

Norvegjia e mposht Kosovën, “Dardanët” tregojnë paraqitje solide

11/25/2021 20:58
nga:Mergim Rreci

Kosova është mposhtur nga Norvegjia në ndeshjen e sotme në basketboll.

“Dardanët” janë mposhtur me rezultat 86 – 77, shkruan GazetaBlic Sport.

Paraqitja e Kosovës ishte shumë e mirë në çerekun e parë, por më pas gjithçka ishte nën kontrollë të kombëtares së Norvegjisë.

Në çerekun e katërt “Dardanët” u këndellen mirë, por nuk mjaftoi që ata ta përmbysin rezultatin.

Kosova e zhvillon ndeshjen e dytë të dielën ndaj Danimarkës, ndeshje kjo që luhet me fillim nga ora 18:30.

/GazetaBlic Sport/