Lajme

Norvegjia do të fillojë vaksinimin kundër COVID për fëmijët e moshës 5-11 vjeç

01/14/2022 23:53
nga:G C

Qeveria e Norvegjisë deklaroi se do të ofrojë vaksina kundër COVID-19 për të gjithë fëmijët e moshës 5 vjeç e lart. Më parë kishte ofruar vaksina vetëm për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart.

“Ne po ndjekim rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (FHI) dhe do të ofrojmë vaksinim falas për fëmijët ku prindërit dhe kujdestarët e dëshirojnë atë”, tha në një deklaratë ministri i Shëndetësisë, Ingvild Kjerkol, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 90% e të rriturve në Norvegji kanë marrë të paktën dy doza vaksinash kundër COVID-19, sipas të dhënave të FHI.