Lajme

Normalizimi i shkeljes së Kushtetutës hap rrugën për Asociacionin, thotë Gashi

01/29/2026 22:04
nga:Sh R

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nuk ishte në përputhje me Kushtetutën, ka nxitur reagime.

Analisti Dardan Gashi, në emisionin Debat Plus, ka shprehur shqetësim për mënyrën se si institucionet po e trajtojnë Kushtetutën, duke paralajmëruar pasoja serioze afatgjata.

“Ka pas anekesë prej një partie politike, të cilës iu ka mohuar e drejta e vetë kushtetuese, ka pas aneksë në gjykatë kushtetuse, kur presjidentja ka thënë spo ma nin për këtë punë hiq, për mua është i konstituuar (dhe e ka shpërnda Kuvendin).

Nuk besoj që nuk janë aq navi për mos ta kuptuar Kushtetutën, se nuk është aq tekstin i komplikuar, në aspektin politik me pa. Po tash lind një pyetje tjetër, nëse ne po thojna se kemi të drejtë me shkel ka pak Kushtetutën kur të na vyen. Qe po guxoj me qit unë një tezë, që ndoshta po bëjnë me qëllim, se edhe nesër iu vyen edhe për Asociacion. Me thënë s’ka lidhje e shkelim ka pak Kushtetutën. E shtijmë Asociacionin qështu, e përvjedhim. Se e lamë këtë e lamë edhe atë. Nëse presidentja ka të drejtë me shkel Kushtetuën kur t’i teket ka pak, për arsye të një rrezoni politik, atëherë kemi dikun vitin e ardhshëm ose në fund të këtij viti rrezon politik me thënë mirë është Asociacioni, po çka ka lidhje”, ka thënë Gashi.