Showtime

Nora Istrefi shfaq linjat trupore në fotografitë e reja

08/12/2022 19:10
nga:G C

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Mes angazhimeve të shumta, Nora po arrin që të qëndrojë në formë të mirë trupore – kjo edhe falë angazhimit të saj në palestër.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Dy shokë” ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku duket mjaft atraktive.

E veshur me një kostum të zi lëkure, Istrefi u kujdes që të vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, duke vënë në fokus barkun e saj të sheshtë dhe gjoksin e saj.