Showtime

Nora Istrefi e mahnitshme në fotosesionin e ri

05/09/2023 16:14
nga:G B

Nora Istrefi ka tërhequr përsëri vëmendjen e fansave të saj të shumtë me setin e ri fotografik të shpërndarë në rrjetet sociale.

Më shumë se 1.1 milion fansa e ndjekin profilin e saj në Instagram, ku këngëtarja shpërndan imazhe nga jeta personale dhe profesionale.

Përveç se pëlqehet për muzikën e saj, Nora admirohet për dukjen e mrekullueshme.

Këto ditë, artistja ka ardhur me një fotosesion të ri duke i mahnitur ndjekësit e saj.

Këngëtarja paraqitet në rolin e modeles me fustanin e gjatë duke realizuar një sërë fotografish.