Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, disa ditë më parë është rikthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.
“Më mungon” mban titullin balada e re, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, ajo po vazhdon të jetë aktive edhe me imazhe të reja në rrjetet sociale.

Nëna e një vajze ka publikuar disa të tilla, ku shfaqet me plot stil në një kostum të bardhë.

Rikthimi i Norës ndërkaq u mirëprit dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kaloi shifrën e mbi një milion klikimeve në platformën YouTube.
Në anën tjetër, Roberti së fundmi kishte dhënë një deklaratë në lidhje me këtë këngë kur u pyet nëse i dedikohet atij, duke shtuar se Istrefi nuk shkruan vet tekstet e projekteve që realizon.


