Sporti

Nora Gjakova mposhtet në finale nga Mimi Huh – ia siguron Kosovës medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos

10/21/2022 17:25
nga:E K

Nora Gjakova ka siguruar medaljen e argjendë për Kosovën në Grand Slamin e Abu Dabit.

Xhudistja kosovare për të arritur në finale ka mposhtur për mrekulli kundërshtaren nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani dhe serben Marica Perisic, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjakova në finale kishte përballë xhudisten koreane, Mimi Huh.

Mimi Huh e mposhti me “IPPON” xhudisten kosovare, Nora Gjakova.

/GazetaBlic Sport/