Sporti

Nora Gjakova siguron të argjendtën, synon të artën në finalen e Grand Slamit të Kazakistanit

06/16/2023 12:41
nga:Astrit Gashi

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka siguruar tashmë medaljen pasi ka kaluar në finalen e madhe të Grand Slamit që po mbahet në Kazakistan.

Gjakova e ka nisur për mrekulli ditën në Kazakistan, duke shënuar fillimisht dy fitore në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pejania raundin e parë e nisi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë fitoi ndaj Anastasija Sokirjanska të Letonisë.

Në rrethin e tretë, Nora u ndesh me polaken Julia Kowalczyk, të cilën gjithashtu e mposhti për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, kampionia olimpike pati punë me Julie Beurskens, të cilën e mposhti për të kaluar në finale dhe për të siguruar tashmë medaljen e argjendtë.

Në finale, xhudistja jonë do të ndeshet me Sara Leonie Cysique nga Franca.