Nora Gjakova ka kaluar në raundin e dytë të Grand Slam Abu Dabi.
Xhudistja kosovare ka triumfuar ndaj asaj nga Korea e Jugut, Yuna Shin, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjakova fitoi në ‘Golden Score’, atje ku kundërshtarja u diskualifikua pas dënimit të tretë nga gjyqtari i ndeshjes.
Në raundin e dytë, Nora do të ketë punë me xhudisten nga Holanda, Pleuni Cornelisse.

/GazetaBlic Sport/


