Sporti

Nora Gjakova fantastike, eliminon xhudisten serbe dhe kalon në gjysmëfinale

02/16/2024 11:13
nga:E K

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kampionia olimpikë në çerekfinale e mundi xhudisten serbe, Marica Perisic.

Ajo tani ka arritur në gjysmëfinale, duke i shënuar tri fitore radhazi.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me holandezen, Julie Beurskens.